Lajme

QKSS: Agjencia e lajmeve ruse keqpërdori raportin tonë

Drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja gjatë një konference për media ka folur rreth keqpërdorimit të një raporti nga QKSS që është përmendur dje nga një agjenci ruse për të cilin tha se është veç një fushatë agresive e qarqeve pro rise që duan ta njollosin Kosovën, njofton Klan Kosova.

Ai tha se agjencia e lajmeve “Sputnik” ka keqpërdorur raportin e QKSS-së dhe ka vendosur gjëra të pavërteta.

Ndërkaq, Zyrtar i lartë nga sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës Kujtim Bytyqi tha se luftimi i ekstremizmit nuk është veç detyrë e nivelit qendror, por e gjithë shoqërisë.

“Roli i komunave në këtë luftë është shumë i madh. Sidomos në sektor të arsimit ngase ka shumë të rinj që i bashkohen këtyre organizatave”.

“Prishtina duhet të vazhdojë me këto takime. E çka kam parë par, është debate akademike me studentë në lidhje me këtë temë. Këtu duhet të angazhohet më shumë MAShT. Komuna e Prishtinës dhe të gjitha komunat duhet të jenë më afër qytetarit. Nuk dua ta krahasoj Kosovën me asnjë vend, por p.sh mua kurrë nuk më ka ardhë në shtëpi një punëtor sociale të më pyes për familjen e mirëqenien e gjëra të tjera”.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*