Kosova

QKMF në Junik ka pranuar disa pajisje medicinale

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Junik është pajisur me disa pajisje medicinale shumë të nevojshme për rritjen e shërbimeve të reja dhe atyre ekzistuese.

Stomatologjia është pajisur me një karrige të re, gjithashtu QKMF-ja është pajisur edhe me ECG, me dy laborator hematologjik-biokimik. Këto pajisje janë donacion nga Qeveria Japoneze në bashkëpunim me Komunën e Junikut.

Komuna e Junikut është në pritje të finalizimit të donacionit nga qeveria Japoneze me një autoambulancë dhe disa pajisje tjera medicinale. /KI/

Komentoni