Lajme

Qeveria serbe fsheh të dhënat e oficerëve të akuzuar për krimet e luftës në Tërnje të Suharekës

Fondi për të Drejtën Humanitare ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes e Serbisë po i fsheh shënimet për pjesëtarët aktivë të Ushtrisë së Serbisë që janë të akuzuar për krime lufte të kryera në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Prokuroria serbe për Krime Lufte në vitin 2013 ka ngritur aktakuzë kundër oficerëve aktivë Pavle Gavriloviq dhe Rajko Kozlina, të cilët, si pjesëtarë të brigadës së motorizuar të 549-të, bashkë me pjesëtarët e Batalionit të prapavijës, më 25 mars 1999, në Kosovë, në fshatin Tërnje, afër Suharekës, kanë vrarë 27 civilë – meshkuj më në moshë, gra e fëmijë, përfshirë një djalë 4-vjeç.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*