Kosova

Qeveria nuk e komenton raportimin e Bulliqit në Kuvend

Nga Qeveria e Kosovës kanë theksuar se nuk e komentojnë raportimin e sotëm të kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, para deputetëve të Komisionit për Integrime Evropiane.

Këshilltari për media i Kryeministrit, Halil Matoshi, ka thënë për Gazeta Blic se Qeveria është në pritje të raportit përfundimtar nga ana e komisionit të drejtuar nga Bulliqi.

“Ne ende nuk kemi ndonjë qëndrim zyrtar, pasi që Qeveria nuk përzihet në raportime ose në debate parlamentare, si ky që është mbajtur sot nga ana e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin në Komision për Integrime Evropiane. Qeveria pret raportin zyrtar me të gjeturat e këtij komisioni dhe pastaj do të deklarohemi”, ka thënë Matoshi për Gazeta Blic.

Matoshi ka thënë se para krishtlindjeve ka gjasa që komisioni shtetëror të paraqes kryeministrisë të gjeturat e tij.

Komentoni