Lajme

Qeveria e Kosovës ka mbajtur Ankandin e Bonove të Thesarit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin KV014-16, ku u ofertuan Obligacione Qeveritare 5-vjeçare në vlerë nominale prej 20 milion euro, me qëllim përkrahjen buxhetore. 

Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 41.89 milion euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 20 milion Euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 1.46% vjetore, gjë që paraqet një dallim relativisht të lartë prej -2.05 pikësh përqindje krahasuar me normën e interesit të ankandit të fundit të Obligacioneve 5-vjeçare, e cila ishte 3.51%. 

Sipas rregullores, kuponi për këtë emetim do të jetë 1.40%, kurse pjesa tjetër prej 0.06% do të aplikohet si zbritje, ku si rezultat nesër realizojmë të hyra buxhetore në llogari shumën 19,945,962.15 euro. 

Blerësit sipas kategorive janë :

Bankat: 19.83 milionë euro, 

Fondet Pensionale: 0.11 milionë euro /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*