Lajme

Qeveria dënon ashpër sulmin ndaj Radio Televizionit të Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin me mjet shpërthyes ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të kryer mbrëmë në rrethana ende të pasqaruara. 

Qeveria e Kosovë konsideron se ky është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj të gjitha mediave në Kosovë. 

Qeveria e Kosovës fton organet kompetente shtetërore që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë kryesit dhe nxitësit e këtij akti të shëmtuar. 

Qeveria e Kosovës, po ashtu, i bën thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre publik të mos etiketojnë, sulmojnë dhe linçojnë mediat publike dhe private, në funksion të respektimit dhe të mbrojtjes së fjalës së lirë. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*