Rajoni

Qendra humanitare ruso-serbe nuk do të ketë statusin diplomatik

Serbia nuk do t’i jap statusin diplomatik qendrës humanitare ruso-serbe në Nish. Kështu shkruan e përditshmja serbe Danas duke u thirr në burime qeveritare, raporton Kosova.info.

Sipas gazetës në fuqi mbetet vendimi I vitit 2014 me të cilën qendra në Nish nuk ka marrë statusin diplomatik.

Në kreun e shtetit nuk kanë mundur të marrin konfirmim të informative që presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic me presidentin rusë Vladimir Putin kanë diskutuar për këtë që të gjendet një zgjidhje kompromisi që nënkupton statusin special për personelin, por jo edhe për transitin e mallrave. /Kosova.info/

Komentoni