Bota

Putini nikoqir i samiteve CIS dhe Unionit Ekonomik Euroaziatik

Liderët e republikave të ish-bllokut sovjetik, janë mbledhur në qytetin rus, Sochi për samitet e Federatave të pavarura (CIS) dhe Unioni Ekonomik Euroaziatik (EES).

Presidenti rus, Vladimir Putin, nikoqir i samiteve, po përdor organizime të tilla, për të ruajtur ndikimin në rajon, ku për 26 vite që nga përmbysja e Bashkimit Sovjetik, ende ekzistojnë konflikte të interesit.

Samiti i këtij viti po mbahet në mes të tensioneve të Kazakistanit dhe Kirgizisë, ku kjo e fundit ka akuzuar Kazakistanin për ndërhyrje në fushatën presidenciale të zgjedhjeve që do të mbahen më 15 tetor.

Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev, ka anuluar vizitën e tij për në Sochi, me arsyetimin se mund të ketë protesta të organizuara në ditën e zgjedhjeve.

Komentoni