Lajme

Putin ringjall KGB?

Siç theksojnë mediat, Rusia po përgatit formimin e Ministrisë së Sigurimit të Shtetit. Struktura e re krahas Shërbimit të Sigurimit Federal do të përfshijë dy shërbime të veçanta. Ministria do të formohet deri në zgjedhjet presidenciale në vitin 2018. Mediat tashmë krahasojnë strukturën e ardhshme (MGB) me ish “gjithë-fuqishmin” Komiteti i Sigurimit të Shtetit (KGB), raporton Kosova Info.

Sipas të përditshmes “Kommersant” , Shërbimit të Sigurisë Federale do ti shtohet shërbimi i jashtëm I Inteligjencës, si dhe shumica e njësive të shërbimit federal të sigurisë (FSO), i cili siguron udhëheqjen më të lartë të vendit. Ministria e sapo formuar e Sigurimit të Shtetit (MGB) do të ketë funksionet e reja: do të merr proceset e veçanta të rëndësishme gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit në qarqet ushtarake dhe polici. Struktura e mundshme e re tashmë krahasohet me Komitetin Sovjetik Shtetëror të Sigurisë (KGB).

Siç thonë ekspertët, është mjaft e mundshme që po bëhen realitet parashikimet e mediave në lidhje me bashkimin e sektorëve të lartpërmendur. Në Rusi ekziston tradita e krijimit të strukturave të fuqishme dhe të centralizuar të sigurisë.

Në një intervistë për “Ruska Rec’ analisti politik Arkady Murashov, i cili në fillim të viteve 1990 ishte shefi i policisë së Moskës, “në Rusi përgjatë në historisë një strukturë të tillë ka ekzistuar , me përjashtim në 25 vitet e fundit. Kjo është një dukuri e zakonshme për Rusinë.”

Shpjegimin e Murashov e plotëson Viktor Nechiporenko, bashkëpunëtor i fakultetit të sigurisë kombëtare në Akademinë ruse për Ekonomi Kombëtare dhe administratë shtetërore: “Në Rusin Perandorike dhe sovjetike, ato shërbime [të cilat po bashkohen ] janë në duart e një njeriu.”

MGB në Bashkimin Sovjetik

Për më tepër, ekspertët kujtojnë se Ministria e Sigurimit të Shtetit (MGB) ka ekzistuar në periudhën e pasluftës. Është formuar në vitin 1946 dhe ka përfshirë shërbimin e inteligjencës dhe të kundërzbulimit, si dhe menaxhimin e lartë të shërbimit të sigurisë. Sapo u krijua, ajo ministri është bërë një rival i MPB-së, për shkak se ajo mori disa nga funksionet e saj. Ministria e Sigurimit të Shtetit u shfuqizua në ditën e vdekjes së Stalinit më 5 mars, 1953.

Një vit më vonë u krijua Komitetin e Sigurimit të Shtetit (KGB), të cilës I takonin të gjitha funksionet e ministrisë së lirë. Siç vuri në dukje Nechiporenko, shërbimet e veçanta sovjetike kishin një “detyra të veçantë” (KGB-së, ndër të tjera, ishte përgjegjës për luftën kundër veprimtarisë anti-sovjetike), që I zgjidhnin me sukses. “Shërbimi i atëhershëm [sovjetik], për shembull, ishte ndër më të mirët në botë”, beson eksperti.

Konfliktet në mes të shërbimeve të veçanta

Opinionet e analistëve ndryshojnë kur është fjala për objektivat të cilat autoritetet duan të arrijnë me bashkimin e shërbimit.

Një motiv i mundshëm është dëshira e udhëheqjes ruse për të kontrolluar në mënyrë efektive punën e shërbimeve të veçanta në mënyrë që të shmangen konfliktet midis departamenteve të ndryshme. Siç vuri në dukje Ruslan Miljčenko, udhëheqës i Qendrës Federale të Informacionit “Analiza dhe siguria”, kohët e fundit raportet e shpeshta për konflikte ndërmjet Komitetit Hetues, Zyra e Prokurorit Publik, Ministria e Brendshme dhe FSB. Sipas tij, kjo situatë është e dëmshme për imazhin e pushtetit ekzekutiv të FR dhe imazhin e kreut të shtetit. Pika për këtë gjendje mund të vihet për të rritur statusin e një departamenti, në këtë rast, FSB, dhe centralizimin e fortë në procesin e vendimmarrjes nëpërmjet shkrirjes së disa strukturave të ndryshme.

Ekspertët gjithashtu besojnë se Kremlini ka një dëshirë që në krye të një strukture të bashkuar ta vë një njeri në të cilin udhëheqja e vendit ka besim. Kështu, menaxhimi i sistemit gjyqësor në tërësi do të bëhet shumë më e lehtë. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*