Bota

Putin pezullon marrëveshjen ShBA-Rusi për plutoniumin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pezulloi një program bashkëpunimi, që kërkon nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të eliminojnë pjesë të rezervave të tyre me armë të plutoniumit.

Dekreti presidencial, i bërë publik të hënën, thotë se zbatimi i Marrëveshjes ShBA-Rusi për Menaxhimin dhe Posedimin e Plutoniumit duhet të vihet në pritje, për shkak të “veprimeve jomiqësore të Uashingtonit ndaj Rusisë”.

Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2000 pas disa vitesh negociata, është konsideruar si kulm i bashkëpunimit dypalësh.

ShBA-ja dhe Rusia zotërojnë stoqet më të mëdha në botë të plutoniumit, i cili mund të përdoret për armë bërthamore.

Marrëdhëniet ShBA-Rusi kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, prejse Rusia ka aneksuar rajonin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Komentoni