Lajme

Pushimorja e braktisur, ku banesat u ngjajnë fluturakeve të jashtëtokësorëve (Video)

Gjatë viteve të ’60-ta, në Wanli të Tajvanit është ndërtuar një pushimore, ku banesat janë ndërtuar ashtu që të ngjajnë me fluturaket e jashtëtokësorëve që i shohim nëpër filma.

Megjithëse për disa vite ishin atraksion turistik, kjo hapësirë u braktis dhe u la të dëmtohej me kohën, transmeton Telegrafi.

“I vetmi banor aty është myku, ndoshta edhe ndonjë jashtëtokësor apo dy”, thuhet me mahi lidhur me rastin.

Objektet janë punuar nga materiali i lehtë, në mënyrë që të transportohen pa shkaktuar probleme, teksa ambienti brendshëm i tyre i është përshtatur sipërfaqes rrethore.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*