Lajme

Pse qytetarët e Rugovës dhe të Kosovës, nuk duhet besuar njerëzve si Ramiz Kelmendi

Shkruan: Enver HOTI

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Mustafa i dinë aftësitë e mia për zhvillim ekonomik, prandaj më është ofruar posti i zv/kryeministrit”, kështu është shprehur, Ramiz Kelmendi në një prononcim për media.

Kjo është edhe një tentim i një mendësie të tregtarit që është futur në politikë, jo për t’i ndihmuar vendit dhe qytetarëve por për të tregtuar, përfituar dhe kapitalizuar interesat e tij.

E siç duket Ramiz Kelmendi e ka kapur momentin adekuat për të realizuar synimet e tij për përfitime të mbrapshta ashtu siç i ka deri më tani ato përfitime krejt të mjegullta e të dyshimta, e këtë po e arrin duke ndërruar pozitën e deputetit me atë të zv/Kryeministrit.

Fatkeqësisht këtij mashtruesi politik, këtë ia ka mundësuar në fillim PDK-ja duke e futur në listën e saj në zgjedhjet nacionale të vitit 2014, dhe tani këtë tregtim po ia realizojnë bashkërisht koalicioni famëkeq, PDK – LDK – Lista Serbe.

Besoj se tani qytetarët e Rugovës dhe gjithë Kosovës e kanë të qartë se Ramiz Kelmendi pozitën e deputetit po e dorëzon, jo për interesa të vendit por për t’i ikur përgjegjësisë dhe fjalës së dhënë se nuk do ta votoj demarkacionin si të tillë.

Prandaj, kjo dëshmon se njerëzve të tillë kurrë nuk duhet besuar pozita dhe funksione shtetërore, sepse të tillët për pak para ndërrojnë e shesin çka të mundën.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*