Kosova

PS i UGj: Jemi të kushtëzuar nga stafi akademik dhe administrativ me mito dhe seks

Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” ka denoncuar publikisht përmes një deklarate stafin e këtij universiteti për siç thonë abuzime me detyrën. Ata e konsiderojnë veten viktimë të santazhimit dhe kërcënimi nga administrata Universiteti.

Për këtë ata thonë se kanë fakte dhe prova të mjaftueshme që t’i dërgojë në polici edhe prokurori për mitmarrje, favore seksuale dhe korrupsion.

“Ne jemi të shqetësuar për këtë gjendje të rënd që po ngjan në Universitetin e Gjakovës dhe kërkojmë që sa më par të ndërhynë shteti këtu t’i pshton studentët nga persona të pandërgjegjshëm të cilët janë duke marr mjete financiare nga studentë, kushtëzime për notë, për favore seksuale dhe regjistrime me mjete të konsiderueshme të hollave. Në këtë skandal janë përfshirë persona të administratës, asistentë, shefa të programeve dhe dekanë. Vlen të theksohet se gjithë kjo ndodh që nga viti 2015 ku ne kemi fakte dhe prova të mjaftueshme ku të gjitha do i dërgojmë në organet e shtetit. Në kuadër të këtij krimi të organizuar janë të përfshirë edhe disa studentë të cilët ne i dërgojmë edhe emrat e tyre në organet e drejtësisë”, theksojnë ata përmes një deklarate për shtyp.

Ata kërkojnë nga mediat që mos heshtin për këtë pasi është turp një motër e jona të kushtëzohet nga X personi për një notë, ose rast tjetër për regjistrim në fakultet vitin e kaluar nga X personi kërkon 1500 euro e shume e shumë raste tjera, ose rasti, asistentet favore seksuale etj.

“Në gjithë këtë aferë të shkatërrimit të Universitetit janë të përfshirë persona eminent dhe persona të organit drejtues nga administrata, asistentë, profesorë e deri tek dekanët! Ne të gjitha dosjet, incizimet dhe fotot do i dërgojmë në organet e ndjekjes”, thuhet në deklaratë. /KI/

Komentoni