Bota

Protestë para ambasadës së Gjermanisë dhe Francës në Kiev

Familjarët dhe miqtë e personave që janë të burgosur nga separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, kanë protestuar para ambasadës gjermane në Kiev.

Protestuesit, që më vonë protestuan edhe para ambasadës franceze, i kanë bërë thirrje Gjermanisë dhe Francës, që tu ndihmojë në lirimin e të burgosurve.

Po ashtu ata kanë kërkuar për dhënien fund të konfliktit.

Disa protestues kanë akuzuar Francën dhe Gjermaninë se po përkrahin separatistët se sa forcat ukrainase.

Komentoni