Kosova

Protestë në Tetovë, nxënësit përsëri bojkotojnë mësimin

Nxënësit e Gjimnazit të Tetovës sot përsëri kanë bojkotuar mësimin për shkak të revoltës për mungesën e transportit që duhet t’ua sigurojë komuna e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rikujtojmë lexuesit e Telegrafi Maqedoni se nxënësit dje e lëshuan procesin mësimor dhe iu drejtuan komunës së Tetovës, ku kërkuan takim me kryetaren e komunës, Teuta Arifi, për të kërkuar një zgjidhje të hallit të tyre në lidhje me transportin. Po ashtu sipas gazetarit të Telegrafit, nxënësit edhe sot janë para komunës së Tetovës.

Ashtu siç u njoftua edhe dje, nxënësit që kanë humbur orët mësimore nuk do t’u shënohen si mungesë.

Megjithatë nxënësit paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protestë, nëse nuk zgjidhet ky problem. 

Komentoni