Bota

Protesta në Moldavi kundër projekligjit të ri për zgjedhjet

Qindra njerëz janë mbledhur në kryeqytetin e Moldavisë, për të protestuar kundër një ligji të ri zgjedhor.

Disa prej tyre dënuan presidentin pro-rus, Igor Dodon se ai “i’a ka shitur vendin Moskës”.

Protesta u organizua nga dy parti të opozitës, Platforma e Dinjitetit dhe e së Vërtetës, dhe Partia e Verprimit dhe Solidaritetit.

Projektligji për sistemin zgjedhor, u miratua nga ligjvënësit, dhe u nënshkrua nga presidenti, Dodon në korrik, pavarësishtë protestave masive në Kishinau, dhe kritikave nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

Legjislacioni i ri parasheh zgjedhjen gjysmës së ligjvënësve përmes listave të partive, dhe pjesa tjetër në zgjedhje individuale.

Kritikët thonë se ndryshimet zgjedhore, favorizojnë dy partitë më të mëdha politike në vend, Paritinë Demokratike pro- perëndimore në pushtet dhe socialistët pro-rusë të opozitës.

Ata thonë se Partia Demokratike, nisi ndryshimet në një përpjekjë për të patur një rezultat më të mirë në zgjedhjet parlamentare në vitin 2018.

Komentoni