LifeStyle

Pronarët e qenve kanë shtypje të ulët të gjakut dhe zemër të fuqishme!

Forca shëruese e kanakarit: Miqtë me gëzofë i bëjnë mirë shumë shëndetit, posaçërisht personave të moshuar.

A e keni ditur që pronarët e qenve më të vjetër se 60 vjeç kanë më pak trigliceride në gjak dhe presion të ulët të gjakut?

Kjo përgjithësisht i kontribuon shëndetit të mirë të zemrës dhe sistemit kardiovaskular, tregon një hulumtim i paradokohshëm amerikan.

Është treguar se si ndër pronarët e qenve ka më pak sulme të zemrës se sa ndër njerëzit të cilët jetojnë të vetëm, transmeton Telegrafi.

Krahas kësaj, pronarët e qenve të cilët pësojnë sulm në zemër shumë më shpejt këndellen dhe jetojnë më gjatë.

Gerontologët në kohë të fundit merren posaçërisht me dobitë fizike dhe ato në rend të parë kontribuojnë në shtimin e aktivitetit fizik, i cili në moshën e shtyrë është themel i vitalitetit dhe i jetës cilësore, shkruan portali amerikan për moshën e tretë Grandparents.com.

Sipas hulumtimeve të tyre, pronarët e qenve kryesisht në moshën shtatëdhjetë dhe tetëdhjetëvjeçare arrijnë aktivitetin e rekomanduar fizik2,5 orë gjatë javës për persona të rritur, ndërkaq me atë rast kanë indeks më të ulët të masës trupore, përkatësisht janë më të hajthëm dhe masa e muskujve u është më e mirë, më pak të kufizuar fizikisht dhe rrallë shkojnë te mjeku.

Komentoni