Lajme

Prokuroria Speciale përgënjeshtron arrestimin e shtetasit iranian, kërkon dëbimin e tij

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka demantuar disa publikime sipas së cilës është arrestuar shtetasi iranian H.A.B.

Në njoftim thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 25 korrik 2016 ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër shtetasit iranian H.A.B. për katër vepra penale nga Ligji nr. 03/L-196 për Parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-178.

Prokurorja e rastit nga PSRK-ja ka kërkuar nga Gjykata që të akuzuarin të shpallë fajtor për kryerjen e veprave penale, si dhe të shqiptohet dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, konfiskimi i shumës prej 30.000,00€ si dhe Dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës.

Rasti është duke vazhduar në procedurë të rregullt. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*