Lajme

Prokuroria Speciale: Nuk janë gjetur mbetje mortore në hapësirat e UP-së

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se pas përfundimit të gërmimeve vlerësuese në hapësirën e kampusit tё Universitetit të Prishtinës edhe për pikën e tretë dhe të fundit si vend i dyshuar për mbetje mortore, për dy ditë me radhë, me datë 27 dhe 28.07.2016, nuk janë gjetur mbetje mortore.

Në ekzekutimin e urdhëresës së lartcekur kanë marrë pjesë: Departamenti i Mjekësisë ligjore (DML), Njësia Hetimore për Krime Lufte dhe Persona të Zhdukur (NjHKLPZh) dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh), po ashtu ka asistuar edhe Komuna e Prishtinës.

Konfirmojmë se gërmimet vlerësuese në hapësirën e kampusit tё Universitetit të Prishtinës, sipas urdhëresës se lartcekur mbarojnë sot.

Çdo informacion të ri, në çdo lokacion, PSRK-ja do ta vlerësoj në përputhje me kërkesat ligjore, e pastaj do të veprohet sipas kompetencave dhe obligimeve që ka Prokurori i Shtetit. Informacionet mund të përcillen në sektorin e hetimit të krimeve të luftës dhe personave të zhdukur pranë policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, ose drejtpërsëdrejti në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*