Kosova

Prokuroria: Provat vërtetojnë se aktivistët e VV kryen vepër terroriste

Prokurori Abdurrahim Islami, më mbyllje të fjalës së tij përfundimtare ka thënë se provat dhe faktet e prezantuara nga ai në këtë proces gjyqësor, vërtetojnë se të akuzuarit kanë kryer veprën penale terroriste nga neni 136 i Kodit Penal të Kosovës.

Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që të marr parasysh këto prova, t’i shpall fajtor të akuzuarit dhe ti dënojë sipas ligjit.

Përveç kësaj Prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahim Islami, ka thënë se në aktakuzën e ngritur nga ai nuk ka asnjë pikë e asnjë presje politi, por në aktakuzë janë paraqitur vetëm provat dhe faktet që vërtetojnë përgjegjësinë e të akuzuarve.

Komentoni