Lajme

Prokuroria nis hetimet për tenderin e targave të automjeteve

Problemet me përmbylljen e procesit tenderues për targa të automjeteve të nisur në gusht të vitit të kaluar, ka bërë që Prokuroria e Shtetit të nisë hetimet nën dyshimin për keqpërdorime.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, i cili vetë kishte kërkuar nga Prokuroria hetim për këtë tender, shkruan sot Koha Ditore.

“Në adresën time ka ardhur një letër përmes së cilës informohem se Prokuroria e Shtetit e ka autorizuar Prokurorinë Themelore të Prishtinës për fillimin e hetimeve lidhur me problemin e mungesës së targave”, ka thënë Mustafa. Duke mos dashur që të paragjykojë fajtorin, ai ka thënë se beson që Prokuroria do të sqarojë më mirë “këtë situatë absurde”.

“Koha Ditore” ditë më parë ka shkruar për mospërmbylljen e tenderit për targa të nisur në gusht të vitit të kaluar. Mungesa e targave i ka detyruar qytetarët e Kosovës që të pajisen me targa të përkohshme. 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*