Video

Profesori ‘qefli’ kapet me nxënësen, babi i vajzës tërbohet

Policia kolumbiane ka arrestuar një ditë më parë 65-vjeçarin Gilberto González Arias, teksa përpiqej të abuzonte seksualisht me një nxënëse të tijën në lagjen Pinto, në Magdalea (Kolumbi).

Profesori i kishte premtuar nxënëses favore në shkollë në këmbim të seksit. Por, kjo e fundit ka bashkëpunuar me policinë, duke e futur në kurth profesorin.

Videoja e filmuar nga një agjent, tregon aksionin e policisë që çoi në arrestimin e 65-vjeçarit. Raportohet se policia beson se ky nuk është një rast i izoluar, shkruan Syri.net.

Gilberto González Arias është mësues në shkollën e mesme “Our Lady of the Rosary”.

Babai i vajzës, i cili ndoqi në vendngjarje agjentët e policisë, e goditi me grusht në fytyrë të arrestuarin, pasi ai u prangos.

Portali lokal seguimiento.co, që ka publikuar edhe videon e aksionit policor, shkruan se së paku tre mësues në Magdalena, janë pezulluar nga detyra për raste të ngjashme.

Komentoni