Ekonomi

Procedohet për lexim të dytë Projektligji për Trepçën

Pas miratimit në parim gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, të Projektligjit për Trepçën, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, mbajti një mbledhje, gjatë së cilës formuloi edhe amenadementet e këtij projektligji.

Pas formulimit dhe përkrahjes nga ana e anëtarëve të komisionit, ato u proceduan më pas në komisionet e përhershme: Komisionin për Buxhet Dhe Financa, Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, si dhe Komisionin për Integrime Evropiane.

Të gjitha këto komisione i përkrahën amenademntet e propozuara, të cilat, në formë raporti më pas, iu kthyen Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Raportin me rekomandime, ndërkaq, ky komision e shqyrtoi dhe e përkrahu në orët e vona të mbrëmjes, duke vendosur po ashtu që këtë projektligj ta procedojë në seancë plenare. /KI/

Komentoni