LifeStyle

Problemet që kuptohen përmes flokëve!

Flokët, të hollë, të thatë, flokë që këputen lehtësisht, pas këtyre problemeve e të tjera fshihen informacione kryesore shëndetit.

Shumë nga këto simptoma janë normale, por duhet të kuptoni kur këto të fundit janë problematike dhe çfarë sinjalesh po ju dërgojnë.

Rënia e flokëve

Është mëse normale t’ju bien 100 deri në 150 fije flokësh, por nëse vëreni se humbisni më shumë flokë është shenjë e një problemi shëndetësor.

Shpesh stresi mund të shkaktojë humbje të flokëve, por gjithashtu mund të jetë një shenjë e menopauzës. Kjo ndodh tek rreth 30% të femrave që kalojnë në menopause.

Zbokth

Zbokthi mund të jetë shenjë treguese e një sistemi të dobët imunitar. Gjithnjë në rastet kur ky problem është më i rëndë se zakonisht, pasi zbokthi mund të jetë pasojë dhe e skalpit të acaruar.

Flokë pa shkëlqim

Kjo mund të jetë një shenjë që ju nuk jeni duke marrë mjaftueshëm lëndët ushqyese përmes dietës suaj.Flokët kanë nevojë për proteina acide yndyrore omega-3, zink vitamina A dhe hekur. Pra, jini të sigurt që dieta juaj i përfshin të gjitha këto.

Flokë të thatë

Flokët e thatë mund të jenë një shenjë e dehidratimit. Shmangni alkoolin, sheqerin dhe kafeinën dhe pini sa më shumë ujë.

Komentoni