Lajme

Prizreni ndërton 30 banesa të reja për familjet e dëshmorëve

Komuna e Prizrenit ka organizuar ceremoninë e vënies së gurëthemelit për 30 banesa të reja për familjet e dëshmorëve.

Para se të fillonte kjo ceremoni, në shenjë nderimi janë bërë homazhe te ”Varrezat e Dëshmorëve” në Landovicë, për nder të përvjetorit të dëshmorëve të kombit: Nexhat Fanaj, Beamir Memaj dhe Ajdin Rramanaj.

“Sa herë që i përkujtojmë veprat e lavdishme dhe heroizmin e dëshmorëve, ne e forcojnë rrugëtimin e Kosovës si shtet i përparuar, sovran, me vendimmarrje demokratike dhe i denjë për konkurrencë ndërkombëtare të politikë-bërjes”, u tha në këtë ceremoni. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*