Lajme

Prizren: Në dy farmaci gjenden produkte pa banderola

Njësiti i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me inspektorët Agjencionit Kosovar për Produkte Medicionale, kanë gjetur produkte pa banderola në dy farmaci të ndryshme në Prizren.

Në të dy rastet janë konfiskuar produktet medicinale, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njërën barnatore vlera e produkteve ka qenë rreth 650 euro, ndërsa në tjetrën 506 euro.

Nuk raportohet për persona të arrestuar.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*