Lajme

Prishtinë: Kuvendi Komunal i voton planet urbanistike të disa lagjeve të qytetit

Në mbledhjen e VI të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, u debatua për disa propozim vendime për plane urbanistike në qytet.

Pas një diskutimi të shkurtër Kuvendi me shumicë votash kaloi:

Propozimvendimin për lënie në dispozicion për diskutim publik të Propozimplanit rregullues të hollësishëm “Kalabria” në Prishtinë;

Rishqyrtimin e Vendimit për lënie në dispozicion për shqyrtim publik të Propozimplanit rregullues të hollësishëm të lagjes “Kodra e Trimave 1” në Prishtinë;

Rishqyrtimin e Vendimit për lënie në dispozicion për shqyrtim publik të Propozimplanit rregullues të hollësishëm të lagjes “Mati 2” në Prishtinë;

Rishqyrtimin e Vendimit për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm  “Sofalia” në Prishtinë 2016-2024;

Propozimvendimin për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për blloqet: “B 17”, “B 18”, “B 19” dhe “B 20”, të lagjes “Mati 1” në Prishtinë 2016-2024;

Propozimvendimin për anulimin e Vendimit, 01 nr. 031-124287, dt.23.05.2016, për miratimin përfundimtar të kërkesës së grupit të qytetarëve të lagjes “Prishtina e Re” – Zona Perëndim. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*