Lajme

Prishtina vazhdon serinë pozitive

Skuadra e Prishtinës ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në edicionin e ri në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Bardhekaltrit e kryeqytetit, sot, në stadiumin “Agron Rama”në Obiliq, kanë shënuar fitore kundër Gjilanit, me rezultat 1:0.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua qysh në minutën e dytë, kur Liridon Kukaj finalizoi me sukses asistimin e Armend Dallkut.

Për Prishtinën kjo ishte fitorja e katërt dhe aktualisht zë pozitën e parë në renditje, me 13 pikë, pa asnjë humbje. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*