Kosova

Prishtina nikoqire e konferencës “NATO dhe Ballkani Perëndimor”

Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, dhe në partneritet me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, sonte në mbrëmje në Prishtinë bëhet hapja zyrtare e konferencës rajonale të sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë.”

Konferenca vazhdon punimet edhe nesër, ku pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të lartë të NATO-s, dhe ekspertë rajonal dhe ndërkombëtar.

Komentoni