Lajme

Prishtina i largon tre futbollistë (Foto)

Gentrit Begolli, Shend Kelmendi e Endrit Krasniqi sot kanë filluar stërvitjet me Prishtinën, mirëpo i ndërprenë në gjysmë, ngase trajneri Arsim Thaqi i ka thënë se nuk kanë vend në skuadër.

Madje largimin nga klubi kryeqytetas e ka konfirmuar Gentrit Begolli përmes rrjeteve sociale.

“Të nderuar familjar dhe miq. Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Prishtina. Dua t’i falemnderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente te mrekullushme, ku kemi arritur te fitojmë gjithçka që është e mundur në futbollin e Kosovës.. Po ashtu, falemnderoj disa nga trajnerët që kam punuar me ta, e mbi të gjitha tifozerin e zjarrtë Plisat. Me respekt, Gentrit Begolli”, ka shkuar ai në Facebook.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*