Sport

Prishtina e shijoi fitoren e dytë

 Skuadra e Prishtinës ka vazhduar me formë të mirë në fillim të këtij edicioni. Bardhekaltrit e kryeqytetit, sot, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, kanë shënuar fitore kundër Lirisë, me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 2-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 10-të, me një supergol të hënuar nga Endrit Krasniqi. Prizrenasit arritën të barazojnë shifrat në minutën e 36-të, kur Visar Berisha e dërgoi topin në rrjetë pas harkimit nga këndi të Liridon Fetahajt.

Në pjesën e dytë Prishtina u tregua sërish më këmbëngulëse dhe në minutën e 49-të e riktheu epërsinë. Ishte sërish Endrit Krasniqi i cili gjeti rrugën e golit, kësaj radhe nga gjuajtja e lirë, duke i dhuruar njëherësh skuadrës së tij edhe tri pikë të reja, të cilat e vendosin në pozitën e parë në renditje.

Vala Superliga: Java e 2-të: Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 16.00
Liria – Prishtina                                     1-2

E diel, 28.08.2016
Gjilani – Feronikeli                    SSK

Trepça ’89 – Drita                      SSK

Llapi – Trepça

Besa – Ferizaj

Hajvalia – Drenica   (ndeshja zhvillohet në stadiumin e KF ‘Flamurtari’ në Prishtinë)

Liga e Parë: Java 1: Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 16.00

KEK-u – Vushtrria                                      1-0

Ballkani- Ramiz Sadiku                                    1-0

Fushë Kosova – Vitia                                        3-0

Istogu – Vëllaznimi                                     3-3

Ulpiana – Flamurtari                                   1-1

Rahoveci – Kosova (P)                                1-2

E diel, 28.08.2016
Dukagjini – Vllaznia (P)

Deçani – 2 Korriku  (ndeshja zhvillohet në stadiumin e 2 Korrikut) /KI/

Komentoni