Sport

Prishtina e Llapi iu gëzuan fitoreve si mysafirë

Prishtina e ka vazhduar serinë pozitive në këtë edicion. Bardhekaltrit e kryeqytetit, sot, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, kanë arritur të mposhtin skuadrën kampione në fuqi, Feronikelin, me rezultat 2:0, për t’u konfirmuar si kryesues të Vala Superligës edhe pas javës së 6-të, me 16 pikë, një më shumë se Trepça’89. Ndeshja u zhvillua në praninë e rreth 5.000 tifozëve, kurse fituesi i ndeshjes u përcaktua qysh në minutën e 6-të, kur Debatik Curri shënoi golin e epërsisë për Prishtinën, që në fund doli të ishte edhe goli i vetëm i kësaj sfide. Pas këtij goli futbollistët e Feronikelit u angazhuan maksimalisht për t’i barazuar shifrat, por përkundër rasteve të shumta nuk arritën të gjejnë rrugën e golit, ndonëse në disa raste portieri prishtinas, Alban Muçiqi ishte edhe me fat.

Ndërkohë, fitore si mysafir ka shënuar edhe Llapi, që e ka mposhtur Hajvalinë, me rezultat 2:0. Golat për tri pikë të reja për llapjanët i shënuan Berat Hyseni (50’) dhe Benjamin Emini (90’+2’) nga penalltia.

Vala Superliga Java e 6-të:
E premte 23.09.2016
Trepça89 – Liria                    2-0

E shtunë 24.09.2016

Feronikeli – Prishtina                  0-1

Hajvalia – Llapi                      0-2

Liga e Parë, Java e 5-të
E shtunë 24.09.2016

Istogu – Dukagjini                    3-3

KEK-u – 2-Korriku                     1-1

Ballkani – Vitia                      1-1

Rahoveci – Fushë Kosova                  0-1

Ulpiana – Kosova (P)                  3-0

Liga e Dytë Grupi (A) Java e 4-t

E shtunë 24.09.2016

Përparimi – Leshani                    3-2

Superliga Juniorët: Java e 4-t

E shtunë 24.09.2016

Vëllaznimi – Trepça 89                 1-0

Trepça – KEK-u                       2-1

Liga e Parë Juniorët, Java e 2-të

E shtunë 24.09.2016

Rilindja – Fushë Kosova                    0-3

Ferizaj – Tefik Çanga                     0-0

Raiffeisen Liga Kadetët: Java e 3-të

E shtunë 24.09.2016

Gjilani – Trepça’89                     0-3

Besa – Trepça                        5-2

Hajvalia – Feronikeli                    0-2 /KI/

Komentoni