LifeStyle

Prindërit shqiptar s’bërtasin më si dikur

Prindërit shqiptar në vitin 2017 kanë arsye shumë ndryshe për t’ju bërtitur fëmijeve të tyra, nga se mund të kishin pas prindërit tanë më herët, raporton Kosova.info.

Ja disa bërtitma që nuk i dëgjojmë më:

  1. ‘Boll pe televizor’

Ajo çka dëgjojmë shpesh së fundmi është ‘Le internetin se nuk të japin bukë fotot në Facebook’ apo ‘Lexo ndonjë libër se ngele duke shikuar video në YouTube’. Duket që hallet me televizorin tashmë i ka zëvendësuar interneti.

  1. ‘Ke dy orë që flet me shoqen në telefon’

Në vend të kësaj, tash dëgjojmë ‘Ka tërë ditën që s’të ndalet telefoni duke bërë tërc-mërc’. Bisedat e gjata telefonike janë zëvendësuar me mesazhe të panumërta në Whatsapp apo Viber. Për më tepër, të gjithë po hezitojnë gjithnjë e më shumë të flasin në telefon.

  1. ‘Ke mbet gjithë ditën në internet-caffe’

Dikur shpenzonim tërë kohën e lirë në internet caffe-të e shumta. Përkundër që kjo ia ngrinte nervat prindërve tanë, të paktën socializoheshim. Sot, gjithçka që na duhet e kemi në telefonat tonë të mençur.

  1. ‘Futu Brenda!’

Nëse dikur prindërit tanë na bërtisnin të hynim brenda, pasi që kishim tërë ditën duke lozur jashtë me top apo lojëra të tjera, ky nuk është më një problem. Sot, prindërit i lusin fëmijët të dalin jashtë, ngaqë ata janë të ngujuar në iPad ose telefonat e tyre

  1. ‘Ngele rrugëve’

Në vend të ‘rrugëve’ tash adoleshentet janë bërë vizitor të rregullte të kafeneve dhe pub-eve të ndryshme. Pjesa më e madhe e tyre e kalojnë kohën e lire duke lëvizur nga një vend trendi tek tjetri. /KI/

Komentoni