Kulturë

Prezantohet skenografia spektakolare dhe dy bukuroshet që do prezantojnë “Kënga Magjike 2017” (Foto)

Ka nisur faza e parë e konkurrimit të këngëve në festivalin “Kënga Magjike 2017”.

Shumë këngëtarë kanë përgatitur këngët e tyre duke i prezantuar ato në fazën e parë tek “E diela shqiptare”, shkruan Telegrafi.

Drejtori i festivalit Ardit Gjebrea së fundmi përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram, ka bërë të ditur edhe emrat e dy personazheve që do të drejtojnë festivalit.

Ato janë Arjola Shehu e cila moderon emisionin “Kush vjen për drekë” në TV Klan, dhe Nevina Shtylla, prezantuese e “Jo vetëm modë”, gjithashtu në TV Klan.

Arjola Shehu

“Ja edhe Skuadra Magjike Edicioni’19 u plotësua! Jam me dy partneret që do kem në prezantim në Kënga Magjike 2017, Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla”.

Nevina Shtylla

Ndryshe, festivali “Kënga Magjike 2017” do të zhvillojë dy netët gjysmëfinale në datat 7 dhe dhe 8 dhjetor, ndërsa nata finale do të mbahet më 9 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Në sajtin zyrtar të festivalit është prezantuar edhe skenografia madhështore e këtij viti në Kënga Magjike, e cila është punuar nga mjeshtri i madh italian Gaetano Casteli, i cili njëherësh është edhe skenografi i festivalit presitgjoz të “Sanremos”.

Kjo është skenografia madhështore e festivalit “Kënga Magjike 2017”

Komentoni