Kosova

Preteni: Korrupsioni nuk denconohet, qytetarët s`i besojnë drejtësisë

Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, është shprehur i pakënaqur me luftimin e korrupsionit në vend.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë progres, pasi për 17 vjet askush nuk është dënuar për korrupsion.

Preteni ka deklaruar për “Epoka e re” se në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, nuk ka pasur aktivitet sensibilizues, por ka pasur prononcime dhe thirrje publike.

Sa i përket luftimit të korrupsionit, Preteni ka vlerësuar se nuk ka bashkëpunim ndërmjet institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare.

Sipas tij, qytetarët nuk u besojnë organeve të drejtësisë, prandaj nuk e denoncojnë korrupsionit.

Komentoni