Kulturë

Presidenti Thaçi kujton piktorin e mirënjohur Gjelosh Gjokaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e piktorit të njohur shqiptar Gjelosh Gjokaj

Me vdekjen e Gjokajt, Thaçi tha se u shua një nga artistët më të talentuar.

“U shua njëri nga artistët më të talentuar të arteve pamore dhe të grafikës, piktori i mirënjohur Gjelosh Gjokaj. Motivet autentike nga bota shqiptare i trajtoi me elegancën e maestros në nivel kombëtar dhe atë ndërkombëtar”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“U prehtë përjetë në paqe”.

Komentoni