Lajme

Presidenti Thaçi e lidh demarkacionin me ushtrinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është treguar i sigurt se Kuvendi do ta votojë demarkacion me 1 Shtator.

Sipas tij, marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi  përveç që sjell liberalizimin të vizave për kosovarët hap rrugë edhe për themelimin e Ushtrisë.

“Nuk ka dështim, demarkacioni do të kaloj, është marrëveshje e saktë, është e drejtë”, citon Gazeta Express të ketë deklaruar Thaçi gjatë një vizite në fshatin Rrance të Shtimës. 

“Është në interesin e dyanshëm, është në interesin e konsolidimit të shtetit tonë, është edhe në interesin e frymës deh agjendës euroatlantike, për domosdoshmërinë edhe të liberalizimit të vizave, edhe të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë presidenti. 

“Tanimë dilema nuk ka, gjithçka është e qartë dhe pritet përgjegjësi e lartë e çdo deputeti që të del mbi emocionet e politikës së çastit apo mentalitetit provincial dhe të voton në interes  të shtetit”, ka vazhduar tutje Hashim Thaçi.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*