Lajme

Premtohet zgjidhja e problemit të ujërave të zeza

Ministri Ferat Shala u takua sot me një delegacionin të lartë të Hungarisë.

Ky delegacion ishte i përbërë nga ekspertë nga Qeveria e Hungarisë:  dr. Bálint Tombor,  dr. Ádám SZŰCS, Shkëlqesinë e tij Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz dhe Gergely Tamás, Atashe për ekonomi.

Me këtë rast Ministri Ferat Shala me bashkëbiseduesit foli për një varg çështjes të interesit të përbashkët, për bashkëpunimin konkret mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Hungarisë në funksion të formave dhe mundësive të bashkëpunimit në fushat e Ujërave.

Konkretisht u bisedua për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza në Batllavë si dhe qytetin e Podujevës, rregullimin e shtretërve të lumenjve Drini i Bardh, Sitnica dhe Morava e Binqës si dhe intervenimin në pendën e Përlepnicës.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, e falënderoi delegacionin hungarez për vizitën dhe bashkëpunimin e deritanishëm në projektet konkrete që mbulon Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërsa, Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuszu, e falënderoi ministrin Shala për pritjen dhe u shpreh se Hungaria është e interesuar që të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Kosovës, dhe këtë bashkëpunim ta konkretizojë me nisma dhe projekte të interesit të përbashkët.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*