Sport

Premier League-Ngec Liverpool dhe Tottenham, Man City realizon goleadë

Është luajtur java e 5-të e kampionatit Anglez te futbollit ku Manchester City ka shkatërruar 0-6 Watfordi-n në transfertë duke dhuruar spektakël në fushën e lojës. Qytetarët shënuan tre herë në pjesën e parë dhe po kaq në të dytën.

Sulmuesi argjentinas Kun Aguero, ishte heroi i ndeshjes duke shënuar tre gola. Ndrësa tre golat e tjerë u shënuan nga sulmuesi  Gabriel Jesus, Otamendi dhe Stërling me 11-metërsh, të cilët vulosen takimin përfundimtar në 0-6.

Në takimin tjetër, Liverpooli ngeci në barazim në shtepi dhe duket se efektet e  humbjes 5-0 përballë Man City një javë më parë, kanë qenë prezente edhe në ndeshjen e rradhës.

Edhe Tottenham është ndalur në barazim 0-0 në shtëpi përballë Sëansea-s.

Duket se tek spersat ka pasur simptoma lodhje nga ”Champions League” e ndeshjes me Dortmundin. Dhe kanë bërë një hap fals në stadiumin  ”Wembly”  duke u mjaftuar vetëm me barazimin e bardhë 0-0.

Të besuarit e Pochetinos e kshin shumë të veshtirë të  çanin mbrojtjen e Suonsit dhe dolën nga fusha pa gola, vetëm me 1 pikë.

Komentoni