Kosova

Pozitë e opozitë takohen për demarkacionin në praninë e ambasadorëve

Partitë politike në vend nuk i janë përgjigjur ftesës së deputetit të pavarur, Ramiz Kelmendit që të takohen në ‘kështjellën’ e tij në Rugovë për të diskutuar për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Por politikanët kosovarë, me praninë edhe të ambasadorëve të huaj si ata amerikanë e britanikë, kanë pranuar të takohen në njërën nga sallat e një hoteli në Prishtinë.

Edhe pse në një rang më të ulët sesa në takim me kryetarë, partitë politike po takohen në nivel nënkryetarësh dhe zyrtarësh të tjerë, të ftuar nga Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv i Grupit Ballkanik.

Kështu, nga LDK-ja po marrin pjesë Arban Abrashi dhe Faton Avdullahu. Nga PDK-ja  janë Xhavit Haliti dhe Elmi Reqica, derisa nga Vetëvendosje, Aida Derguti dhe Driton Çaushi, raporton RTK.

Gjithashtu, nga  AAK-ja, janë Ardian Gjini dhe Muharrem Nitaj kurse nga NISMA, Bilall Sherfi e Jakup Krasniqi.

Temë e bisedimeve është çështja e demarkacionit Kosovë-Mal i Zi dhe tentimi për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje e cila ka bllokuar vendin. 

Komentoni