Sport

Portieri ukrainas: Kosova, e rrezikshme në kundërsulme

Një ditë para përballjes me Kosovën, portieri i Shakhtarit, Andriy Pyatov, që është edhe gardian i portës së kombëtares së Ukrainës, ka folur për përgatitjet para kësaj sfide.

Kosova, tha ai, ka zhvilluar dy ndeshje deri më tani, dhe qysh tani mund ta shohim stilin, por edhe anët e forta dhe të dobëta të ekipit, ndërsa “ne jemi duke punuar se si ta thyejmë mbrojtjen e tyre”.

“Jemi në pritje të një ndeshjeje shumë të rëndësishme. Krejt e kuptojnë se pas dy barazimeve, Ukraina nesër do të kënaqet vetëm me fitore. E respektojmë kundërshtarin, kështu që do të përgatitemi seriozisht për ndeshjen. Ata janë shumë të mirë në kundërsulme, pasi kanë në përbërje disa anësorë të shpejtë. Duhet të tregojmë cilësitë tona më të mira, dhe pastaj gjithçka do të shkojë mirë”, ka theksuar Pyatov, transmeton Koha.net.  

Komentoni