Lajme

Policia: Rreth 700 tiketa të shqiptuara në ditën e parë të ligjit të ri të komunikacionit

Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme dhe me institucionet tjera për zbatimin e ligjit të ri të komunikacionit, ka thënë në InfoMagazine, Jeton Rexhepi – Drejtor i Departamentit Rrugor në Policinë e Kosovës.

“Pritjet e para kanë qenë mirë nga qytetarët deri më tani nuk kemi ndonjë ankesë apo vërejtje”, ka thënë Rexhepi, njofton Klan Kosova.

“Në vazhdimësi do të jemi në kontakt me njësitë që janë në terren dhe ne do t’i adresojmë nëse ka ndonjë problem.”

“Deri tash po vërehet një fillim i mbarë.”, ka thënë Rexhepi.

“Gjatë kontakteve me shoferët kemi marrë vesh se të gjithë janë informuar që ligji ka hyrë në fuqi dhe thonë që e kanë lexuar ligjin dhe duke iu falënderuar edhe mediave që kanë dhënë informata për këtë ligj.”

“Policia në gjithë rrugët nacionale rajonale dhe autostradën me gjithë problematikën këto i ka adresuar më kohë në organet përgjegjëse.”

“Ka përmirësime të sinjalizimit të rrugëve që na vijnë nga pikat kufitare. Sipas informatave ka filluar shqiptimi i gjobave, deri tash janë bërë 700 fletëparaqitje për kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë, përdorimi i telefonit.”

“Ne kemi dhënë vërejtje edhe për këmbësorët.”, ka përfunduar Rexhepi.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*