Lajme

Policia po heton sulmin mbi shtëpinë e drejtorit Shala

Policia e Kosovës shkruan në raport se në oborrin e një shtëpie në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, mbrëmë është hedhur një mjet shpërthyes.

Shpërthimi i ndodhur në shtëpinë e drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, për të cilin supozohet se është shkaktuar nga një granatë dore, nuk ka shkaktuar viktima në njerëz apo të lënduar, e as dëme të dukshme materiale, ndërsa ka shqetësuar banorët vendas.

Policia e Kosovës njofton se janë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin.

“Në vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse policore ku kane gjet dhe konfiskuar në cilësi te provës materiale një siguresë të granatës se dorës. Për veç dëmeve materiale nuk raportohet për te lënduar. Policia është duke ndërmarr veprime hetimore lidhur me rastin”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*