Kosova

Policia: Janë çaktivizuar dy granata dhe dy detonatorë në autobusin e ndaluar në Jarinje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me gjetjen e mjeteve shpërthyese në autobusin që vinte nga Serbia, në pikën kufitare në Jarinje.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës Baki Kelani, ka thënë për Telegrafin se në autobus janë gjetur dy granata dore dhe dy detonatorë elektrikë.

Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, ka identifikuar mjetet e dyshuara në autobusin e ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje në hyrje në republikën e Kosvës.

“Mjetet e dyshuara janë identifikuara si dy granata dore, dy detonatorë elektrikë, të cilat janë larguar në mënyrë të kontrolluar”, tha Kelani, për Telegrafin.

“Si rezultat i punës së zyrtarëve policorë, tre persona serbë janë arrestuar, përderisa procedurat e mëtejme janë duke u realizuar në konsultim dhe koordinim me prokurorët kompetentë”, tha Kelani./Kosova.info/

Komentoni