Kosova

Policia e Kosovës: Pritjet në Merdare, deri në gjysmë ore

Gjendja në pikën kufitare në Merdare, është e qetë dhe pa pritje të gjata në hyrje dhe dalje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një prononcim për Indeksonline ka thënë se qarkullimi i automjeteve në pikën kufitare në Merdare është duke u zhvilluar normalisht dhe pa pritje të gjata.  

“Sipas Informacioneve të ditës së sotme gjendja e sigurisë në pikën kufitare në Merdare është e qetë dhe qarkullimi i mallrave dhe automjeteve zhvillohet normalisht në të dy drejtimet. Pritjet ne hyrje dhe dalje janë 20 deri në 30, deri sa të përfundojnë procedurat e kontrolleve të rregullta kufitare”, ka thënë Hoxha. 

Komentoni