Kosova

Policia e Kosovës me aksion “masiv”: Ja sa persona arrestoi!

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 19 persona. Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

VAZHDOJNË ANGAZHIMET SHTESË TË POLICISË SË KOSOVËS PËR PËRMIRËSIMIN E GJENDJES NË TRAFIK

Siç e kemi bërë të ditur Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, të cilat kohët e fundit kanë shënuar ngritje.

Policia e Kosovës, referuar situatës së krijuar dhe humbjes së jetëve të njerëzve në trafik siç është bërë e ditur ka marrë masa shtesë me krijimin e TASK FORCË-s, përmes së cilës është bërë shtimi i prezencës së njësiteve policore në trafik në të gjitha akset rrugore, për realizimin e planifikimeve policore duke aplikuar masën zero-tolerancë ndaj gjithë kundërvajtësve në trafik.

Vlen të potencohet se aplikimi i masës zero-tolerancë ndaj gjithë kundërvajtësve në trafik, ka shtuar edhe numrin e shqiptimit të gjobave në trafik ku gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2218 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, duke përfshirë edhe për tejkalimin e shpejtësisë e që është njëri prej shkaktarëve kyç të aksidenteve me pasoja fatale.

Kjo TASK-FORCË policore do të vazhdojë me angazhimet e saja në terren deri në arritjen e qëllimit dhe objektivave të saja, e që janë përmirësimi i sigurisë në trafik dhe parandalimi i aksidenteve.

Policia e Kosovës, sikurse edhe më parë vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht  te shoferët e automjeteve, që të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik.

Komentoni