KosovaToplajm

Policia: Asnjë peson nuk është plagosur me armë po na ikja

Policia e Kosovës ka njoftuar se asnjë person nuk është plagosur nga arma e zjarrit, por nga ikja pas panikut që është shkaktuar.

Ndërkaq njëra nga organizatoret e festivalit të birrës në Prishtinë, Engjëllusha Latifi, e ka quajtur të vogël incidentin që, sipas saj, fillimisht kishte ndodhur mes dy të rinjve.

Pastaj, sipas Latifit, turmën e kishte përfshirë paniku dhe kishte nisur të vraponte.

“Nuk ka incident aq të madh sa është paraqitur. Por edhe një incident i vogël në këso raste mund të shkaktojë tollovi si kjo e sotmja”, ka thënë Latifi.

Komentoni