Kosova

Arrestohet aktivisti i VV-së që dëmtoi veturat e EULEX-it në 2009

Në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në orët e paradites së sotme, Policia ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Naser Shatrin.

“Aktivisti Shatri, njëkohësisht ish – ushtar i UÇK-së, është arrestuar në  lidhje me aksionin protestues të rrotullimit të xhipave të EULEX-it, në vitin 2009, me të cilin Lëvizja VETËVENDOSJE! paralajmëronte se ky mision ndërkombëtar nuk do të sillte drejtësi. Një gjë e cila u vërtetua më përfshirjen e zyrtarëve të këtij misioni në korrupsion, për luftimin e të cilit edhe thirren.

Klani “Pronto” në vazhdimësi është duke e përdorur Policinë si mjet për ta luftuar opozitën, teksa aferat e këtij klani sa vijnë e shtohen. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Naser Shatri dhe kërkojmë që të pushojnë përndjekjet ndaj aktivistëve tanë. Ashtu siç u dëshuma se misioni i EULEX-it është i padrejtë e i korruptuar, po aq e qartë është nevoja për largimin e klanit “Pronto” nga pushteti, këtij organizimi kriminal që po e shkatërron vendin.

Përpjekja jonë për çlirimin e institucioneve, vendosjen e drejtësisë dhe Republikën e së drejtës nuk do të ndalet asnjëherë. Lufta jonë për drejtësi do të vazhdojë. Çlirimi i Kosovës nga klani “Pronto” do të ndodhë”. /KI/

Komentoni