Lajme

Polici dyshohet se ka shantazhuar institucionet për interes të biznesit familjar

Një hetues i Krimeve Ekonomike i Rajonit të Prishtinës dyshohet që gjatë kryerjes së hetimeve ka vënë në presion institucionet dhe kompanitë për interesa të biznesit të familjes së tij.

Burime të “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se hetuesi Bedri Abdullahu është duke u hetuar nga Inspektorati Policor, me dyshimin se ai, duke shfrytëzuar pozitën e hetuesit, i ka krijuar kompanisë “Santefarm” lehtësi në regjistrimin e barnave dhe në fitimin e tenderëve.

Ky burim i ka thënë gazetës se hetuesit e Inspektoratit Policor të enjten e kaluar kanë shkuar në Agjencinë Kosovare për Produkte Mjekësore për të marrë informacione në lidhje me policin Abdullahu.

“Bedri Abdullahu dyshohet se në këtë institucion ka shkuar për interesa të kompanisë, ndërsa është prezantuar si polic”, ka thënë ai. 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*