Kosova

Podujevë: Simbolikë e veçantë me nxënës për Ditën Ndërkombëtare të Paqes

Me rastin e 21 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Paqes, Iniciativa Vullnetare “RB” në bashkëpunim me stafin e ShMU “Ibrahim Rugova” të qytetit të Podujevës, kanë organizuar një aksion simbolik, duke dhënë një mesazh të paqes për të gjithë fëmijët e botës.

Reshat Blakçori, kryetar i kësaj organizate, tha se falë kontributit të drejtorit, Selman Hoti dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle, kemi organizuar në mënyrë simbolike grumbullimin e nxënësve, të cilët kanë performuar këngë dhe lutje për të gjithë fëmijët e botës, duke dëshiruar që në jetën e tyre të mbretëroj paqja e liria, pa dallim ngjyre dhe etnie.

Mesazhin e kësaj simbolike e ka fuqizuar pjesëmarrja në këtë “ritual” e nxënësve të komunitetit ashkali, të cilët i vijojnë mësimet në këtë shkollë.

Jo rastësisht, cak i z. Blakçori për këtë simbolikë, ka qenë kjo shkollë, ku stafi dhe nxënësit e këtij institucioni, të gjithë nxënësit e komunitetit pakicë të ashkalive i trajtojnë në mënyrë të barabartë me nxënësit shqiptarë.

Blakçori në emër të kësaj organizate ka vizituar edhe ShMU “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku po ashtu në bashkëpunim me drejtorin e kësaj shkolle, Ajet Ajetin, kanë realizuar simbolikë paqeje, ku kanë marrë pjesë edhe nxënësit me nevoja të veçanta. /KI/

 

 

Komentoni